6.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Komshiu më p*rdhunoi kur isha 10 vjeç” – Bernardi rrëfen në lot episodin e tmerrshëm: Tentova të prisja damarët…

    Bernardi ka treguar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBV, një ngjarje e fëmijërisë së tij e cila ishte shumë tronditëse.

    Banori tregoi se në fëmijëri është përdhunuar nga komshiu i tij, i cili e ka marrë me vete në shtëpinë e tij dhe i ka dhënë të pijë dicka.

    “Isha 10 vjeç, po qëndroja në lagje dhe më dhembte barku. Më vodhën fëmijërinë. Një komshi më tha hajde me mua se do të të ndihmoj, me futi në një dhomë gjumi dhe më tha prit dy minuta, më tha ky është ilaçi, iu luta që të mos e bënte. Nuk e kam kuptuar deri në moshën adoleshente se ishte abuzim seksual.

    E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehsha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë. Më pas vendosa të largohesha në Londër, merrja rroba nga prindërit.

    Tentova të prisja damarët, atje njoha ish gruan time e cila më nxorri nga ferri, më pranoi siç isha. Në moshën 37 vjeçare kuptova orientimin tim seksual. Më pas njoha Enam”- rrëfeu ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit