9.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Krisja e marrëdhënies Selin-Miri “përplas” Arbër Hajdarin dhe Monika Kryemadhin, opinionistja në mbrojtje të banorit: Nuk e përdori, ai as nuk e puthi as nuk e preku

    Krisja e marrëdhënies mes Selinit dhe Mirit u vu në qendër të vëmendjes së prime-t të sotëm, pasi banori shumë herë së fundmi është shprehur se ai u përdor nga ajo në kuadër të lojës.

    Kjo gjë u kundërshtua si nga Selini dhe nga banorët e tjerë e opinionisti,Arbër Hajdari.

    Mirëpo opinionistja e programit, Monika Kryemadhi ndau një mendim ndryshe nga kolegu i saj, Arbër hajdari.

    Pasi Arbri iu kthye Mirirt duke i thënë se strategjia e lojë ssë tij është që të merret me Selinin, pra duke përdorur banoren, Monika theksoi se banori po akuzohet pa të drejtë sepse ai nuk e ka puthur apo prekur atë.

    “Ishte Miri që krijoi lojën, mori kostot në kurriz. Akuzohet nga të gjithë pa të drejtë. Miri, a të ka puthur, të ka prekur? Unë gjykoj mënyrën sesi ndërpreve lojën” tha Monika.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit