E ftuar në podcatin e Alketa Vejsiut, Marina Vjollca beri nje kalim mes karrierës, mëmësisë, projekteve dhe bizneseve. Alketa e pyeti troç edhe për marrëdhënien e saj me reperin e njohur nga Kosova.
“A ka furtuna në çiftin tuaj?”– kerkoi te dinte ajo.
“Do të gënjeja nëse do të thoja jo. Ne kemi 10 vite bashkë, kemi pasur uljet dhe ngritjet tona. Jemi natyra shumë të ngjashme, si karaktere”, tha ajo.
Ndërsa më tej Marina ka shpjeguar se gjithçka ka mundur t’i zgjidhë teksa thekson se asnjëherë problemet e saj s’ka dashur t’i diskutojë me persona që nuk i përkasin familjes.