14.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Kur burri hutohet në restorant sepse sheh Mia Khalifa’: Historia që jo më kot u bë virale!

    Imagjino të jesh duke darkuar me bashkëshortin në një restorant të Parisit dhe krejt papritur ai e humb totalisht vëmendjen nga ty sepse sheh një fytyrë goxha familjare aty rrotull…

    Një situatë të tillë pak a shumë kaloi  Lya Melendez, blogerja që u bë virale pasi i shoqi pa Mia Khalifa teksa hynte në restoranat.

    'Kur burri hutohet në restorant sepse sheh Mia Khalifa': Historia

    Modelja e OnlyFans dhe ish-porno starja Mia, hipnotizoi totalisht bashkëshortin e blogeres i cili harroi ku dhe më kë ishte dhe nisi t’i shkruajë shokëve mesazhe për t’i treguar kë kishte përballë.

    Ndërkohë që ai ekzaltohej nga prania e ish aktores së pornografisë dhe po ndante emocionet me çunat, bashkëshortja shkruan në story-n e publikuar”.

    “Kur je në Paris me burrin dhe ai sheh Mia Khalifa, emocionohet shumë dhe i shkruan mesazhe gjithë kohës shokëve.”

    'Kur burri hutohet në restorant sepse sheh Mia Khalifa': Historia

    Ndonëse në formë shakaje, postimi u bë aq viral sa vetë Mia iu përgjigj publikisht.

    “Edhe partneri im ka qenë në telefon gjatë gjithë mbrëmjes. Unë them t’i lëmë dhe shkojmë bëjmë bashkë shopping nesër.”

    'Kur burri hutohet në restorant sepse sheh Mia Khalifa': Historia

    Kur themi pazat, vajzat e kishin fjalën për një dyqan Hermesi, pasi Mia i dha një super ide blogeres. Sipas saj, ai duhet t’i kërkonte falje për skenën e bërë, duke i dhuruar një çantë Hermes.

    'Kur burri hutohet në restorant sepse sheh Mia Khalifa': Historia

    Bashkëshorti reagoi dhe ja ku është: Hermesi i ri falë Mia Khalifa-ës!

    'Kur burri hutohet në restorant sepse sheh Mia Khalifa': Historia

    Duke qenë se gjithçka u dokumentua online, Mia u bë kumbara e çantës së re dhe mbi të gjitha, shoqja e re e blogeres.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit