9.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kush do ta bëjë kryeministre Lea Ypin?

    Ditët e fundit, në media është përfolur emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një kandidate e mundshme për kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri.

    Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Ypi komentoi me ironi këtë ide, duke e përshkruar situatën si një lloj Big Brother-i politik.

    “Kjo është Big Brother-i që vazhdojnë në politikë.”

    Qafoku: Të ka takuar njeri?

    Lea Ypi: Pse duhet të takojnë. Në nuk kemi monarki absolute që të takojnë dhe thotë ti je, ti u zgjodhe. Si mund të zgjidhet kështu një kryeministër. Unë nuk jam pjesë e politikës.

    Gazetari Qafoku i kujtoi rastin kur Bashkim Fino u bë kryeministër thjesht me një telefonatë dhe iu tha se do të vinte helikopteri ta merrte.

    Në përgjigje, Lea Ypi, me humor dhe batutë, u shpreh: Edhe unë do të bëhem kur të vijë helikopteri të më marrë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit