Një deklaratë e fortë është bërë mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Top Story”. Ka qenë analisti Arjan Curri ai i cili ka pohuar se dy ditë më parë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë “zbarkuar” në zyrën e një zyrtari shumë të lartë.
Përpos këtij fakti, Curri vijoi duke thënë se një personazh me peshë në vendin tonë është arratisur. Sipas Currit ky politikan është larguar nga territori shqiptar.
“SPAK po vepron tani sepse po kërcënohet për ekzistencën e tij, dhe ka një llogari për të dhënë ndaj amerikanëve dhe do i kërkojnë kokat e prera.
Para dy ditësh në një shumëkatëshe përballë katedrales politike, BKH ka mësyrë në zyrë e një politikani të lartë nga ata që flasin për përmirësim etj, dhe i ka marrë laptop dhe çdo gjë që është gjetur në atë zyrë.
Është bërë një sulm më i rëndësishëm se sulmi i Veliajt, ky personazh është më i rëndësishëm.
Këto ditët e fundit është dhënë alarmi ‘le të arratiset kush të mundet’, veç disa drejtorëve të rëndësishëm, është arratisur një nga personazh politikan dhe funksionar i lartë që nuk gjendet në territor dhe po e kërkon SPAK.
Unë personalisht jam pro arratisjes, sepse po nuk arratise këta të arrestojnë”, tha Curri, mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate ka ndërhyrë Lorenc Vangjeli i cili i tha se nga informacionet e tija nuk ka pasur asnjë kontroll nga agjentët e BKH-së.
“Në këto moment, fola me burimet e mia dhe më thanë që nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH-ja përballë Katedrales Katolike”, tha Vangjeli.