9.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kush nga këta të dy je?” Ilir Shaqiri acarohet me Luizin dhe e ironizon

    Luizi nuk ka qenë simpatizant i lojës së Ilir Shaqirit vitin e kaluar. Këtë ai e ka shprehur disa herë duke deklaruar se balerini do ishte në hije nëse Donaldi nuk do merrej me të.

    Sipas Luizit, Donaldi i dha vëmendje Ilirit dhe avantazhi tjetër i fituesit të BBVA1, sipas tij, është se kishte përballë dikë të papjekur (Donaldi).

    Megjithatë, kur Iliri hyri në shtëpinë e famshme si surprizë para pak muajsh, Luizi u tregua dashamirës me të. Teksa aludonte nëse Iliri do hynte si banor i ri, Luizi thotë “do shihni spektakël (nëse hyn)”.

    Sakaq, së fundmi ai ka thënë në një bisedë me banorët të kundërtën. Teksa po aludonin për BBVA3, Luizi shprehet: “Të bëhet Big Brother 3, të futen 2 banorë por do jenë 1. Do futem unë me Oltën”.

    “Ose ti me Ilirin?”, supozon Gerti me të cilin Luizi nuk është dakord. “Ç’punë kam me Ilirin?! Iliri mbetën nuk ecën. Nuk është për lojë.”

    Por Ilirit kjo nuk i ka ardhur mirë.

    Teksa i ka shpërndarë këto dy video bashkë në Instagram, Iliri shkruan me ironi: “Kush nga këta të dy je, o Luiz? #pordhmeni”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit