8.5 C
Tirana
E martë, 20 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kuvendi do të hapë kanal televiziv, pritet të kushtojë 500 mijë euro

    Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv.

    Dokumentet tregojnë se ky projekt do të kushtojë që në nisje 500 mijë euro.

    Socialistët duan të prodhojnë lajme vetë mbi veprimtarinë e Kuvendit dhe të kenë një redaksi ku japin intervista mbi punën e deputetëve.

    Propozimi i është bërë sot Byrosë së Kuvendit.

    Argumentimi i plotë:

    Media Hub i Kuvendit me shërbime të Integruara të Inteligjencës Artificiale, 50.2 milion lekë investimi dhe 0.8 milion lekë projekti.

    Kuvendi do hap TV "Media Hub" që do KUSHTOJË 500 mijë

    Media Room-i është menduar të jetë një qendër e integruar multimediale brenda Kuvendit të Shqipërisë, e konceptuar si një “redaksi televizive” profesionale, që funksionon në mënyrë të përhershme dhe bashkëpunon ngushtë me RTSH-në për transmetimin në kanalin RTSH Kuvend.

    Për këtë synohet të ngrihet një drejtori e re (Media-Room) pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit, e cila të ketë rol të trefishtë:

    • Informues: të përcjellë në mënyrë transparente punën parlamentare për qytetarët.

    • Analitik: të shpjegojë proceset legjislative, reformat dhe ndikimet e tyre.

    • Edukues: të ndihmojë qytetarët të kuptojnë funksionet dhe rolin e Kuvendit.

    Fillimisht parashikohet të nisë puna me:

    • Strukturë të reduktuar redaksie me staf minimal.

    • Prodhim të përmbajtjeve bazike: transmetime live, kronika, intervista.

    • Ngritjen e sistemit editorial, organizativ dhe rrjedhës së punës.

    • Bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetim dhe arkivim të materialeve.

    Qëllimi i programacionit televiziv të kanalit parlamentar është të ofrojë një pasqyrë të plotë, të strukturuar dhe të kuptueshme të veprimtarisë së Kuvendit për publikun e gjerë.

    Programet duhet të jenë të balancuara ndërmjet informimit të menjëhershëm, analizës së thelluar, edukimit qytetar dhe transparencës institucionale.

    Ka dy komponentë kryesorë (1 dhe 2):

    Studio televizive moderne

    • Prodhim i plotë video/audio për TV Parlamentar.

    • Arkivim dhe publikim online në kohë reale.

    • Integrim i menjëhershëm me RTSH Kuvend dhe platformat sociale të Kuvendit.

    Platformë publike televizive e Kuvendit, e integruar me shërbimet AI

    • Transmetime Live dhe Multiplatformë: seanca plenare dhe mbledhje komisionesh, me komentim opsional, titrim dhe gjuhë të shenjave.

    • Përmbledhje dhe analiza: kronika ditore dhe javore, përmbledhje tematike mbi çështje ligjvënëse dhe debate, të transmetuara në RTSH Kuvend, online dhe në rrjete sociale.

    • Arkiv Digjital i Indeksuar.

    • Shërbime për Media dhe Deputetë.

    • Debate dhe Interaktivitet.

    • Databazë Historike dhe Kulturë Parlamentare.

    • Multimedia dhe Platforma Online.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit