Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, feston sot 51-vjetorin e lindjes.
Këtë ai po e kalon në Parkun Olimpik, ku po vëzhgon numërimin e votave të diasporës.
Ndaj, kolegia e tij, Elda Hoti vendosi ta surprizojë me një tortë ditëlindjeje.
Ky moment u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit, që uruan demokratin.
Urimet nuk munguan as nga socialistët, teksa Blendi Çuçi iu afrua kundërshtarit, duke e përqafuar.
Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.
Nga numërimi i 11619 zarfeve nga 11841 që janë në total, PS-ja është përpara me 1557 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë, në avantazh ishte PD me 1898 vota.