E ftuar në episodin e fundit të “UëTëFë Show”, në Andale Media ishte Zhaklin Lekatari, e cila dha mendimet e saj për banorë të ndryshëm të “Big Brother VIP Albania”, nga gjithë edicionet.
Surprizuese ishte përgjigjja e saj kur, e pyetur nga moderatorët se cili ishte banori më i dobët në historinë e “BBVA”, Zhaklina u shpreh Romeo Veshaj! Kujtojmë ndërkohë se Romeo doli finalisti i tretë i “Big Brother VIP Albania 3”, ndaj përcaktimi nga Zhaklina si “lojtari më i dobët në histori” ishte si fillim i habitshëm.
“Qau shumë. Mendoj që Romeo mund të kishte dhënë edhe më shumë, nuk i shkoi mirë Romeos,” arsyetoi Zhaklina.
Sipas saj, edhe marrëdhënia me Heidin e penalizoi Romeon në lojë:
“Mendoi që ndikoi marrëdhënia me Heidin, mendoj që Romeos mund t’i kishte shkuar… mund të ketë edhe banorë të tjerë që tani nuk më vijnë në mendje të them të drejtën, por më ka ardhur keq për Romeon.”
Zhaklina, që ka qenë dhe opinionistja e “Big Brother VIP Albania 2”, shprehu se ndjeu keqardhje që Romeo nuk shfaqi një tjetër version të vetes, të paktën jo atë që njihte ajo:
“Më ka ardhur keq për Romeon sepse doli si një djalë që vetëm ka qarë dhe ndërkohë Romeo që njoh unë, nuk është ai, nuk përkon. Mendoj që Big-i i bëri keq, ose autori që e kishte nuk bëri punë të mirë.”



