Prime i të martës i “Big Brother Vip”, ka nisur me tensione dhe debate ndërmjet banorëve dhe opinionistëve ku në diskutim ishte veprimi i Jozit, i cili tentoi të puthte me zor në buzë Loredanën.
Jozi e justifikoi këtë veprim me idenë se Loredana është “tokë e zënë”, pra që është e tij, dhe kjo sipas Jozit, i jep të drejtën ta puthë në çdo moment, pavarësisht vullnetit të Loredanës.
Fjalët që Jozi zgjodhi për të justifikuar veprimin e tij, nxitën tensione dhe tek opinionistët dhe tek drejtuesi i formatit, Ledion Liço, derisa në një moment ky i fundit thotë se personat që përdorin forcë në një vajzë kundër vullnetit të saj, vendin e kanë në burg.
Pjesë nga diskutimi:
Jozi: Është tok e xanun Loredana.
Leart Vasili: Një femër do kohën e saj, nuk duhet të kryqëzohet personi. Ne vijmë nga një traditë maskiliste. Jo do të thotë jo!
Ledion Liço: Të thonë: Kur të doli zëri ty, se vetëm tek krevati i Jozit rri!
Loredana: E para, ata që më shikojnë e dijnë që bëj çfarë dua bëj. Jemi akoma në njohje, unë nuk dua të gaboj dhe nuk dua të jem i sigurtë kur hedh hapin. E shikoj Jozin që hap pas hapi përmirësohet. Tek Jozi e shikoj që nuk ëhtë xheloz. Ai është territorial.
Neda Balluku: Loredana nul është territor, është njeri.
Ledion Liço: E di ku e kanë vendin ata që puthin me zot, tek 313? Më vjen keq që ke kaq pak tru në kokë.