20.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lorenc Hasrama flet për të dashurën, pas ‘flirteve’ që pati brenda “BBVA”

    Lorenc Hasrama vendosi që me vullnet të plotë të linte shtëpinë e “BBVA” dhe i ftuar në “Ftesë në 5”, ai foli për përvojën e tij brenda shtëpisë, si dhe foli për të dashurën, me të cilën ka disa muaj i lidhur.

    Po, po, të dashurën! Po, Lorenci ka një të dashur, pavarësisht ngacmimeve dhe ‘flirteve’ që pati me Jorin dhe afrimitetin që (ri)krijoi me Keisin.

    Lorenci tha se e dashura jashtë s’e ka përjetuar shumë mirë, por do ta rregullojnë marrëdhënien.

    “Besoj që janë gjëra që rregullohen. Ne të gjithë bëjmë gabime, qoftë edhe padashje, unë i quaj gabime gjithmonë. Për sa kohë, qëllimet e mia nuk kanë qenë të tilla, siç janë dukur në disa momente, ne i mbajmë ato gabime në shpatulla dhe vazhdojmë përpara dhe tregojmë që s’janë ashtu si duken”.

    Mes batutave, ai i justifikoi disi ngacmimet me Jorin dhe tha se: “Unë kam qenë tip rrugaçi, por ka ca vite që e kam ndarë mendjen të jem korrekt. Në një moment u duka si jo korrekt në shtëpi, por jo çdo gjë është siç duket”.

    Sigurisht, lidhja e Lorencit është pak surprizuese, por fundja, gjithçka në kuadër të lojës.

    P.S: Gjithsesi, Lorenci mendon ende se Jori është goca më seksi në shtëpi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit