Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Lorna, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke sqaruar disa aludime dhe komente që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale.
Ajo është shprehur se edhe pse kanë kaluar disa ditë nga largimi i saj nga gara, “hija” e saj vazhdon ende të jetë e pranishme në diskutimet brenda dhe jashtë shtëpisë.
Sipas Lornës, kjo tregon se emri i saj vazhdon të jetë pjesë e bisedave mes banorëve.
“Nuk e kam përmendur kurrë fjalën ‘sugardaddy’ askund”, shkruan ajo, duke mohuar akuzat dhe interpretimet që janë bërë publike.
Përmes një InstaStory, Lorna u është drejtuar drejtpërdrejt disa prej banorëve aktualë, si Selin, Stelina, Kristi, Miri dhe Rogert, duke theksuar se, edhe pse ajo nuk është më pjesë e lojës, emri i saj vazhdon të përmendet.
“Jam jashtë, por me sa duket jo për ju”, shprehet ajo.




