spot_img
spot_img

Bllokimi i pasaportës, zv.kryeministrja Belinda Balluku bën rekurs në Gjykatën e Lartë

spot_img

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë, masën e bllokimit të pasaportës nga ana e GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Bëhet me dije se Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar.

Ndërsa sa i përket masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojë që Prokuroria e Posaçme e akuzon Belinda Balluku për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë në tendera”, në dy raste; për Tunelin e Llogarasë dhe për tre Lote të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Në këto kushte, SPAK i ishte drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për pezullimin e saj, kërkesë të cilën Këshilli i Ministrave nuk e pranoi dhe e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, duke deklaruar se ishte cënuar puna e Qeverisë.

Belinda Balluku është numri dy i qeverisë shqiptare dhe në mungesë të kryeministrit, ajo ka atributet kryesore të drejtimit të vendit. Përveç propozimeve për ndryshime në kabinet të cilat janë detyrë ekskluzive e kryeministrit, zëvendësi ushtron të gjitha të tjerat.

Lajmet e fundit