11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi dhe Olta realizojnë me sukses “misionin sekret”, 5 banorëve të rinj iu hiqet imuniteti

    Pesë banorët e rinj të Big Brother Vip: Bledi, Kejsi, Tani, Beati dhe Ermiona që prej spektaklit të sotëm mund të nominohen, pasi iu është rrëzuar imuniteti dy javorësh i dhënë nga Vëllai i Madh.

    Atyre iu hoq imuniteti pas “misionit sekret” të realizuar nga Luizi dhe Olta, i dhënë nga produksioni. Ata duhet t’i bindnin 5 banorët e rinj që të hidheshin në pishinë dhe nëse e realizonin atyre iu hiqej imuniteti, në të kundërt, iu shtoheshe edhe një javë.

    Por, kjo sfidë u realizua shumë shpejt, të vetmin të cilin e patën të vështirë për ta bindur ishte Bledi, por dhe ky u hodh më pas me gjithë rroba.

    Për të realizuar sfidën, Luizi i ka kërkuar ndihmë edhe Armaldos, Valbonës dhe Kiarës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit