21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi fenomen edhe në Kosovë, Albin Kurti pyetet për të dhe përgjigja e tij (ndoshta) mund t’ju surprizojë

    “Big Brother VIP Albania” këtë vit i ka përfshirë të gjithë, e sigurisht merita më e madhe i takon atij: Luiz Ejllit.

    Luizi madje ka përfshirë jo vetëm personazhe publike që kanë shprehur hapur mbështetjen për të, por edhe politikanë nga Sali Berisha te Erion Veliaj.

    Ai nuk ka fansa vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

    E mbrëmjen e djeshme edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur mbi Luizin. Në një intervistë në “Debat Plus” kreu i qeverisë iu përgjigj pesë pyetjeve nga publiku, e mes tyre dikush e pyeste nëse e njihte Luizin.

    Por, për habi të shumëkujt, Kurti e mohoi ta njihte, teksa shtoi se ndoshta është edhe keq, pasi nuk po ndjekë diçka që ndjek edhe populli.

    “Për besë nuk e di. Nuk e ndjek, ndoshta s’është edhe mirë se nuk po ndjek diçka që e ndjek populli, por nuk e di. Nuk e njoh”, tha Kurti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit