21.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luli “çelet” në pranverë, Basha del nga bunkeri ku ishte ngujuar

    17 shkurti nuk ishte një e premte “e zezë” për Lulzim Bashën. Ai nuk priti të dielën të ringjallej.

    “Gjysmën e kohës, vëmendjes, energjisë e merrte Kosova”

    Në një fushatë dukshëm të mirëorganizuar mediatike, kryetari i dorëhequr, por i palarguar demokrat, zgjodhi ekranet që nuk janë dukshëm opozitare, por deri diku afër qeverisë, për të folur në dukje për pavarësinë e Kosovës

    Basha për Top News: Duke kulmuar edhe me përcaktimin e datës për pavarësinë e Kosovës

    Por shpejt u zbulua se qëllimi ishte diku gjetkë.

    Basha për Euronews: Pikërisht se nuk besoj në baltën si politikë as PD as unë, kurrë nuk kemi marrë asnjë cent.

    Por përse Luli u zgjua në pranverë? Për Analistët sigurisht që kjo është strategji. Qoftë edhe vetëm për një ditë.

    “Basha doli sigurisht, e kam përshtypjen se do të dalë përsëri në publik, sepse ai ndjehet kryetar I PD” u shpreh Frrok Cupi.

    “z.Basha ndoshta është duke testuar për të parë se cdo ndodhë pas ndoshta një rënie të mundshme të z.Berisha ose pas largimit të tij nga skena politike” deklaroi për Abc News, Roland Bejko.

    “Mesa duket Basha është i influencuar nga stili i Berishës i cili thotë më provoni edhe një herë”, vijoi më tej Cupi për Abc News.

    Ashtu si shumeë vetë, Cupi dhe Bejko mendojnë se kryetari i fjetur i pd, pret që Berisha të humbë vulën, e më pas edhe zgjedhjet, dhe më pas Basha të provojë të lulëzojë në pranverë.

    “Lulzim Basha nuk ka edukim tjetër politik, përvec edukimit të Berishës.” shtoi Cupi.

    “Me aq fansa sa ka z.Basha brenda PD I mjaftojnë ta bëjë një parti tjetër opozitare të vogël ndoshta, por nëse është e nevojshme të rritet” theksoi Bejko.

    “Është karakter i dobët i papërgatitur për të bërë beteje”. -vijoi Cupi.

    Hera e fundit që Basha foli në parlament është 7 korriku i vitit të shkuar. Edhe atëherë, për Serbrenicën. Po përse foli këtë jave? Dhe përse për një cështje që më shumë sesa atij vetë, i intereson Sali Berishës?

    Basha për Report TV: “Pra këto janë shpifje të demontuara sepse kanë qenë janë provuar si gënjeshtra me këmbë shumë të shkurtra për një konsum të ndyrë politik”

    “Berisha donte ta nxirrte nga strofka me qëllim që t’i bashkohej korit të tij” tha Cupi.

    Në këtë godinë të njohur si Torre Drini, në një zyrë që është pronë e kunatit të tij, gjendet bunkeri i ri ku Lulzim Basha zhvillon prej disa muajsh aktivitetin. Takohet me të huaj, me gazetarë dhe me mbështetës potencialë. I padëshiruar nga shumica e militantëve të PD sic tregoi 6 marsi i shkuar, perballe skepticizmit te te moderuarve dhe pjeses tjeter te shoqerise, lulzim basha dha javen e shkuar, sinjalin e pare serioz se kerkon te rikthehet. Me dilemën kolektive se mos edhe kësaj here veprimet e tij, mund të mos jenë në kohën dhe vendin e duhur. Por Lulzim Basha, ose Luli, siç e thërrasin demokratët, e di që me nje lule nuk vjen dot pranvera. Dhe as ai në pushtet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit