18.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lulzim Basha rikthehet në media pas më shumë se një viti

    Dosja ‘McGonigal’ për Lulzim Bashën tregon edhe një herë se si segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik, duke iu bashkuar akuzave të opozitës drejt Kryeministrit Rama.

    I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetari Arbër Hitaj Basha foli për 15-vjetrorin e Pavarësisë së Kosovës dhe lidhe akuzat që i janë bërë atij për raportin e Dick Marty me dosjen ‘McGonigal’.

    “Kjo është një pikë e sqaruar. Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha.

    Ai u shpreh se raporti i Dick Marty është hedhur poshtë pas hetimeve dhe në këto hetime është bërë e qartë se personazheve kryesorë që i është hedhur emri im kanë thënë që jo.

    “Shpifjen e fundit e ka hedhur vetë Dashamir Peza në lidhje me këtë çështje. Janë provuar si gënjeshtra me këmbë shumë të shkurtra.  Unë nuk e përjetoj personalisht këtë çështje. Asgjë nga lojërat e vogla, meskine të autoktratëve të Ballkanit nuk më bën përshtypje. Pas kaq e kaq vitesh nga rënia e diktaturës disa figura kryesore nuk heqin dorë nga skemat e diktaturës, siç është edhe rasti i fundit që e ka marrë vesh e gjithë bota dhe çdo shqiptar”, tha ish- kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit