12.6 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Lutfiu me 3 mln euro vilë, mërzitet pse SPAK mori të pandehur Bardh Spahinë

    Lutfi Dervishi, gazetari që s’ka qenë asnjëherë gazetar, është mërzitur pse SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia.

    Ai është përpjekur të ironizojë SPAK, duke marrë në mbrojtje Spahinë.

    Postimi i Lutfiut

    7 akuzat  e SPAK ndaj Bardh Spahise

    Lajmi se SPAK ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, sepse ka hequr nga puna një drejtor në Bashki, është veç maja e ajsbergut. Është gjysma e së vërtetës. Si mund të merret SPAK me një çështje kaq “të rëndomtë,” kur nevojat për të hetuar çështjet e mëdha janë ulëritëse? Në Shkodër thonë se po te kërkosh lopën e zezë në mes të natës, çdo mi të duket  si bishë.

    E vërteta e plotë është se pas një hetimi shterues , ku janë shpenzuar qindra orë të oficerëve të BKH dhe vetë prekuroreve SPAK ka arritur të zbulojë se Bardh Spahia:

    1. Ka fshehur inceneratorin e Tiranës. Jo vetëm që e ka fshehur, por e ka maskuar si landfill.
    2. Si mjek, jo vetëm që Spahia ka ideuar, nxitur dhe konceptuar koncesionin e sterilizimeve, por ka dyshime të arsyeshme se ka nisur një projekt për të sterilizuar votuesit e qeverisë

    3.Si  kryetar bashkie, është provuar se ka lidhje me bandat e Shkodrës, veçanërisht me Bajrat, të cilëve u ka premtuar vendin e drejtorit që ka hequr nga puna

    1. Bardh Spahia ka qenë në prapaskenë të demonstratës së dhunshme të 21 janarit, duke organizuar gjithçka dhe duke përdorur edhe paratë e veta për të financuar udhëtimin e “shkodranëve” drejt Tiranës
    2. Bardh Spahia është porositësi i Tojota Yaris dhe njeriu që ka tërhequr gjithë fijet në prapaskenë

    6.Bardh Spahia del në çdo bisedë të krimit të organizuar në aplikacionet sky, encro chat, matrix.

    7.Prekuroret e SPAK ende nuk kanë zberthyer një mesazh të koduar me dy fjalë dhe për këtë mesazh po kërkojnë ndihmën e partnerëve. Mesazhi është: “Nadja e mirë”

    Kjo dosje monumentale e Bardh Spahise  do të mbetet krenaria e SPAK-ut, për 5 vitet që kaluan dhe për 5 vitet që do të vijnë. Dosja  e qepur me delikatesë konsiderohet si “Monalisa e drejtësisë shqiptare”.

    Nëse dikush thotë  se SPAK po merret me çikërrima, le ta mësojë sot se kjo çështje nuk është suksesi radhës, por edhe një tekst mësimor për brezat e ardhshëm të prekurorëve:

    SPAK-u nuk ndalet! Është e qartë si drita e diellit që në Shqipëri krimi i organizuar dhe  korrupsioni dridhet vetëm nga prekurorët që nuk dinë ku të ndalen!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit