15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Masakra e Shefqet Kastratit në Tiranë, gazetari krahason pamjet tek ish-Sheratoni

    Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një krahasim të pamjes tek ish-hotel Sheratoni në kryeqytet në vitet kur ky territor menaxhohej nga pronarët arabë dhe tashmë nga biznesmeni Shefqet Kastrati.

    Ai ka postuar në rrjetet sociale dy foto të marra nga google maps të këtij territori që i përket vitit 2016 dhe 2022 dhe ndryshimi është si dita me natën.

    Në atëkohë mbizotëronte gjelbërimi, ndërsa tashmë vetëm ngjyra grij e betonit me zonën e parkimit të dikurshëm që tani është “pushtuar” nga kullat shumëkatëshe të Kastratit.

    “Shiheni me kujdes sepse janë dy foto, por i njëjti vend: Sheratoni në parkun e TiRamës kur e kishin në pronësi arabët. Foto e pare viti 2016 Foto 2. Eshtë e vitit 2022!” shkruan gazetari krahas fotos krahasuese.

    Shkatërrimi nga dora e Çetit për kullat e tij, gazetari

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit