17.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mbreti Charles nderon me titullin “Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, një profesor shqiptar në Londër

    Mbreti Anglisë Charles, në nderimet e tija të fundvitit ka përfshirë edhe një shqiptar.

    Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.

    Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “ky nderim i profesor Andi Hoxhës vjen në një kohë të vështirë për komunitetin shqiptarë në Britaninë e Madhe i vendosur nën sulme kontante si nga politikanët britanik ashtu edhe gazetat tabloid”.

    Gjithsesi ky është një super lajm këtë fund-viti siç edhe thotë ish- profesori shqiptar në Londër, Fabian Zhilla:

    Britania e Madhe duke nderuar origjinën dhe vendin e tij në një kohë jo të mirë për imazhin e shqiptarëve atje. Urime mik, profesionist dhe shqiptar i mirë”, thekson Fabian Zhilla.

    Alastair King- Smith ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thotë se “është fantastike të shikosh Dr. Hoxhën të nderohet me titullin “OBE”.

    Ambasadori thekson më tej se ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

    “Tejet i gëzuar që puna e madhe në promovimin e partnershipit të universiteteve britanike dhe lidhja mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë vlerësohet”.

    Ka komentuar edhe Uran Ferizi i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Londër.

    “E mrekullueshme dhe shumë e merituar”, thotë ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit