13.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më ka dhënë sinjale”, Xumi xheloz për Eglin: Të ma thotë nuk të pëlqej… Rri duke i parë “puçi puçi” me Gjestin

    Dramat vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së famshme të “Vëllait të Madh”, kësaj radhe vëmendja është zhvendosur mes Gjestit, Eglit dhe Xumit. Ky i fundit ka shprehur pëlqimin për Eglin që në ditët e para të edicionit, por përgjigja nga pala tjetër ka qenë gjithmonë refuzuese.

    E ndërsa Egli deklaronte se nuk ishte një marrëdhënie arsyeja përse ajo ishte futur në Big Brother, tashmë ajo ka shprehur hapur pëlqimin dhe simpatinë për Gjestin, me të cilin ajo kalon kohën më të madhe në shtëpi.

    Sigurisht xheloz për këtë situatë është bërë Xumi që ka qenë shumë këmbëngulës për të marrë një mundësi sado të vogël nga Egli.

    Ai e ka shprehur mërzitinë më banorët e tjerë teksa thotë se më përpara ai ka marrë disa sinjale nga Egli që i ka dhënë shpresë, referuar shprehjes së saj “kurrë nuk them kurë”.

    Më thuaj nuk të pëlqej fare se sa s’dua lidhje këtu brenda. Më thoshte që ‘kurrë nuk them kurrë’, për më m’lënë një shpresë, por s’paska qenë për mua… Rri duke i parë puçi, puçi…” është shprehur Xumi.

    Xumi dhe Gjesti kanë patur një sërë përplasjesh gjatë ditëve të fundit, debate që kanë agravuar dhe deri në ofendime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit