11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më kërkoi t’i shkoja vetëm”, çifti i njohur shqiptar zbulojnë se takimi i tyre i parë ishte në burg

    Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, në një intervistë të dhënë së bashku për mediat në Kosovë, kanë ndarë më shumë detaje nga jeta e tyre. Ata kanë zbuluar se takimi i tyre i parë ka ndodhur në burg para më shumë se 20 viteve.

    “Ka ardhur në vizitë bashkë me motrën me më vizituar, sepse unë e kam pasur një problem pas luftës me drejtësinë ndërkombëtare. Aty kemi filluar kontaktet, pastaj natyrisht i kemi shpeshtuar kontaktet pasi jam liruar unë nga burgu në 2006.

    Ndoshta edhe kur je pak në izolim të gjitha vajzat na dukeshin të mira, por kjo pak më e mira”, u shpreh Haradinaj.

    “Kujtoj pjesën kur Dauti më ka marrë në telefon, kemi folur siç tha edhe Dauti për tema të thjeshta.

    Një ditë prej ditëve Dauti më tha a mund të vish të më takosh vetëm.

    Unë u stepa pak se ishte pyetja se si do të ndodhte vizita, ishte pak i çuditshëm. Gjatë gjithë rrugës isha pak në siklet.

    Por ka ndodhur spontanisht dhe e mbaj mend si kujtim shumë të bukur. Për një vit kemi folur në telefon deri në 2006 kur Dauti u lirua nga burgu dhe u takuam ballë për ballë”, tha Lola.

    Kujtojmë që çifti kanë bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

    Dauti është vëllai i Ramush Haradinajt, ndërsa Lola motra e nuses së Ramush Haradinajt.

    Ka qenë e motra që e prezantoi Lolën me Dautin, pikërisht në burg.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit