16.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Me një super dekolte, Fjolla Morina flet për burgun, depresionin dhe Big Brother

    Këngëtarja Fjolla Morina ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, në një bisedë me Meriton Mjekiqi, ku u shfaq me një veshje të guximshme dhe provokuese për publikun, duke rrëfyer periudha të vështira të jetës së saj.

    Ajo u ndal fillimisht te eksperienca e burgimit, duke e cilësuar si një ndër momentet më të vështira që ka kaluar.

    “Ka qenë një eksperiencë e keqe e imja të cilën e kam tejkaluar shumë rëndë, sepse më ndodhi mua si artiste. Gjithsesi nuk hyra për diçka të keqe, por për diçka që më ndodhi”, u shpreh Morina.

    Megjithatë, ajo theksoi se është trajtuar mirë nga stafi dhe ka marrë mbështetje edhe në aspektin psikologjik.

    “Gjithsesi unë nuk hyra për diçka të keqe, por për diçka që më ndodhi, por kam kaluar shumë mirë gjithë stafi aty më kanë respektuar, më kanë çmuar dhe janë kujdesur për mua dhe nga ana psikologjike. Kam kaluar shumë mirë jo keq.”

    Në intervistë, këngëtarja preku edhe një temë shumë personale, mungesën e babait të cilin ajo rrëfen se e humbi në moshën 12-vjeçare, por tregon se ai ishte një baba kryevepër.

    “Kam humbur dhe njerëz gjatë rrugëtimit tim të jetës dhe babin. Jam rritur pa babin, ka qenë një gjendje jo e mirë e jetës time, sigurisht kam pasur nënën më ka rritur shumë mirë, por babi gjithmonë më ka munguar. Kam qenë vetëm 12 vjeç kur ka vdekur dhe kam qenë shumë e lidhur me të, më shumë me babin se me mamin.

    Por kur ndërroi jetë babi u lidha shumë me mamin dhe ajo mungesa e anës mashkullore sepse gocat janë më shumë të lidhura me babin dhe unë që isha shumë e lidhur me të e kam vuajtur shumë “pse nuk e kam pasur” por kam qenë e lumtur se kam pasur një baba kryevepër, një njeri shumë të mirë”

    Morina foli hapur edhe për gjendjen e saj emocionale dhe periudhat e vështira në jetën e saj, përfshirë edhe depresionin, por që ka gjetur forcën për ta tejkaluar.

    Sa i përket pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ajo u shpreh se hyrja në këtë format erdhi si një nevojë për rifreskim dhe rikthim.

    “Vendosa t’i jap vetes një rifreskim dhe t’u tregoj njerëzve që jam mirë”, u shpreh ajo.

    Ajo falënderoi gjithashtu produksionin Olsën dhe moderatorët Alaudin Hamiti për mbështetjen dhe vlerësimin që i kanë dhënë gjatë qëndrimit në shtëpi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit