17.5 C
Tirana
E premte, 10 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më pëlqen që është toksik”, Lei Kraja e thotë hapur: Në Big Brother do të flirtoja me G Banin!

    E ndërsa G Bani po “lufton” brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” për t’i fituar zemrën Valbonës, me dashje ose jo ai ka siguruar disa fanse nga jashtë.

    Ka qenë moderatorja dhe modelja bukuroshe, Lei Kraja, e cila ka deklaruar se do të kishte flirtuar me G Banin nëse do të ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Teksa po diskutohej për shenjat e horoskopit të banorëve vip të këtij edicioni, Lei u shpreh se nëse do të ishte pjestare e BBVA, do të kishte flirtuar me G Banin, duke shtuar se i pëlqente pasi është tepër toksik.

    “Nëse do të isha në “Big Brother VIP” do të kisha flirtuar me G Bani më duket shumë i lezetshëm. Më pëlqen që është toksik,” tha Lei Kraja.

    Kjo u komentua me të qeshura dhe nga moderatori Arbër Çepani në emisionin “Pardon My French”, teksa tha se nëse G Bani do ta kishte dërgjuar këtë, do të kishte dalë menjëherë nga shtëpia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit