27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mend për nesër në mëngjes: 7 mënyrat më seksi për ta zgjuar partnerin nga gjumi

    Zgjimi pranë partnerit është tjetër lloj magjie (veçanërisht në fillim të lidhjes), edhe nëse mëngjeset nuk të pëlqejnë fare. Por të të zgjojnë me ledhatime është tjetër nivel kënaqësie. Ja disa mënyra të ëmbla dhe seksi për ta zgjuar partnerin tënd që do t’i bëjnë mëngjeset e tij (dhe të tuat!) shumë më të bukura!

    Puthi qafën

    Qafa është një zonë shumë e ndjeshme tek të gjithë. Përdore këtë në dobinë tënde, vajzë! Zgjoje me puthje të buta në qafë. Buzëqeshja e tij do të jetë e paçmuar!

    Përqafoje dhe përkëdheli butë kraharorin

    Njerëzit shpesh largohen gjatë gjumit, ndaj sapo të zgjohet, përqafoje ngrohtësisht dhe kaloji butësisht gishtat në kraharorin e tij. Një mënyrë e thjeshtë për të nisur ditën me intimitet.

    Vëri pak në punë të pasmet

    Nëse po të përqafon nga mbrapa, lëviz pak të pasmet ngadalë. Kjo do ta zgjojë menjëherë, dhe do shtojë temperaturën në dhomë.

    Pëshpëriti në vesh

    Afrohu më pranë, pëshpëriti një “të dua” në vesh dhe pastaj pickoje lehtë. Do ta bëjë të buzëqeshë dhe më pas do të mundohet të bëjë të njëjtën për ty!

    Vendos “rastësisht” një këngë në sfond

    Luaj këngën e tij të preferuar ose “këngën tuaj” në sfond. E sigurt që do t’i mbetet gjithë ditën në mendje!

    Guxo me mesazhet që me mëngjes!

    Nëse nuk jetoni bashkë, dërgoji një mesazh “të nxehtë” para se të ngrihet. Qoftë një mesazh seksi apo selfie, do ta sjellë në humor menjëherë.

    Direkt e në dush bashkë

    Rutinat mund të bëhen të mërzitshme. Ndrysho rutinën e mëngjesit duke e ftuar për një dush së bashku. Do të jetë i buzëqeshur gjithë ditën!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit