7.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mijëra njerëz në mbështetje të Erion Veliajt, para gjykatës

    Dhjetëra mbështetës të Erion Veliajt janë grumbulluar pranë GJKKO-së, ku pritet verifikimi i masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës.

    Rreth orës 8:15 ka mbërritur para Gjykatës së Posaçme edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie.

    Për verifikim mase do të paraqitet edhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule, si edhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

    Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

    Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.

    Prokurorë të dosjes janë Olsi Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit