Milaim Zeka ka qenë i ftuar përmes Skype në emisionin Wake Up në Top Channel.
Ai foli gjatë për liberalizimin e vizave të Kosovës, u ndal tek ngjarja që tronditi vendin tonë, ku 41 vjeçarja Bedrie Loku u vetëvra, si dhe komentoi skandalin “Epstein” ku së fundmi kanë dalë të përfshirë edhe emra atë njohur të politikës, artit dhe shkencës.
Zeka tha se ne jemi shoqëri hipokrite, ndërsa Evropa e ka vrarë hipokrizinë.
“Një ish ministër, më tregonte një shoqja ime, se i jepte 6000 dollarë në muaj vetëm për t’i bërë striptizëm në dhomë. Një ish-ministër, i cili ndodhet tani i akuzuar nga SPAK-u”, tha ai.
“Po t’i futemi thellë dhe të shohim bosat e medieve çfarë përndjekjesh seksuale u kanë bërë kolegeve tona, biznesmen të rangut të lart, ne jo që nuk guxojmë me fol, madje themi çfarë fitojmë me fol? Ne çdo lloj skandali të zbulojmë, i themi “i lumtë pushka”, tha mes të tjerave Zeka.



