13.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Miri ka rënë në dashuri, Selin…”, deklaratat e forta të Armirit pas daljes nga “BBV5”!

    Një nga situatat më të komentuara në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 5″ është raporti i Mirit me Selin, ku ndonëse ata e quajnë njëri-tjetrin si “babë e bijë”, banorët dhe publiku mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Ajo çfarë gjykohet më shumë është fakti se Miri është një burrë i martuar, por gjestet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që të gjithë të mendojnë se mes tyre po zhvillohen ndjenja.

    I ftuar në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ka qenë ish-banori i “BBV5” Armir Tola, i cili ka folur lidhur me këtë raport të tyre. Sipas tij nuk ekziston raporti “babë e bijë”, por ka nisur dashuria nga ana e Mirit, ndërsa nga ana e Selin jo.

    Sidorela: A ka dashuri në “Big Brother VIP 5”? Jashtë flitet shumë për raportin e Mirit dhe Selin, në gjykimin tend po luajnë apo kanë diçka me njëri-tjetrin?

    Armir: Dashuria, unë kam bërë një rrëfim te Dhoma e Rrëfimit. Jo çdo rrëfim shfaqet në “Big Brother”. Më kanë pyetur se çfarë mendimi ke për Mirin dhe Selin? Unë kam dhënë një mendimin timin, që babë e bijë nuk ekziston. Linja e parë ka rënë, linja babë e bijë. Linja dashuri ka një fare të vërtete, por jo nga të dy palët.

    Sidorela: Kush dashuron?

    Armir: Unë mendoj që më i rrezikuari në dashuri në këtë rast është Miri, që nuk ka ditur në asnjë lloj forme të luaj bukur. Është gabimi më i madh që ka bërë në lojë. Ka menduar që di të luaj, por mendimi im është se ka bërë lojën më të gabuar që ka mund të bëjë një mashkull në moshën që ka ai. Sepse ka bërë lojë me Selin, ajo është lojtare më e fortë se ai. Selin po luan egër, kurse Miri mendon se po luan dhe po i përdor të gjithë, po në të vërtetë do dalë se Selin do e parakalojë atë dhe do e nxjerrë shumë keq. Selin do jetë më e fituar se çdokush.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit