16.5 C
Tirana
E enjte, 22 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mjeku që firmosi ‘aksidentin’ e Kosta Trebickës, sot deputet i Sali Berishës

    Zija Ismaili, i dyti në listën e PD për Qarkun Berat, firmosi ekspertizën e rreme që fshehu vrasjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të Gërdecit. Sot është në Parlament, përkrah Berishës dhe Mediut…

    Ky është realiteti i trishtueshëm:

    Kosta Trebicka u zhduk, por ata që firmosën mbi trupin e tij të vdekur, janë sot të gjallë politikisht, të emëruar, të zgjedhur, të privilegjuar. Tani nuk mbrojnë më regjimin, por janë vetë sistemi. Në emër të popullit. Me firmën e Sali Berishës.

    Një ndër dëshmitarët kyç që do të mund të çonte në zbardhjen e së vërtetës për tragjedinë e Gërdecit, Kosta Trebicka, u gjet i vdekur më 12 shtator 2008, disa ditë pasi kishte denoncuar me emër Shkëlzen Berishën si përfitues të aferës së demontimit të armëve.
    Rrethanat e vdekjes?

    Të dyshimta!

    Ekspertiza mjeko-ligjore?

    E porositur!

    Personi që firmosi se “vdiq në aksident”?

    Zija Ismaili, sot deputet i Partisë Demokratike, i dyti në listën e mbyllur të Qarkut Berat, porositur nga vetë Sali Berisha.

    Në akt-ekspertizën e firmosur natën vonë, pas mesnatës së 12 shtatorit 2008, mjeku Zija Ismaili, atëherë shef në Spitalin e Beratit dhe funksionar i lartë elektoral i PD-së në këtë qark, deklaroi si shkak të vdekjes “dëmtime nga aksident automobilistik”.
    Por e vërteta është se ky version u komunikua nga Sali Berisha dhe Policia e Shtetit disa orë para se ekspertiza të realizohej. Pra, akti mjekësor nuk ishte analizë, ishte thjesht mbulim.

    Zija Ismaili nuk ishte vetëm. Në grupin që firmosi ekspertizën e Kosta Trebickës ishin edhe:

    Admir Sinamati, sot kryetar i PD në Kukës dhe ish-kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2023;

    Hasan Laho dhe Robert Bicolli, mjekë të njohur për lidhje me strukturat politike të PD-së.
    Ky grup veproi me urdhër. Dhe urdhri vinte nga lart: nga Berisha. Kjo është arsyeja pse, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Zija Ismaili shpërblehet me pozicion si pedagog në Universitetin e Mjekësisë dhe vendoset politikisht në orbitën e besuar të Saliut.
    Në 2023 e kandidon për kryetar bashkie të Beratit. Në 2025 e fut në listën e mbyllur për deputet. Sot është në Parlament.

    Sot, në legjislaturën e re që doli nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka futur në parlament një tjetër bashkëautor të mbulimit të krimit të Gërdecit. Ai që firmosi ekspertizën false për një nga vrasjet më të bujshme politike në historinë e Shqipërisë.

    Dhe kjo nuk është rastësi. Sot, në Kuvend, përveç Berishës dhe Fatmir Mediut, dy personat politikisht përgjegjës për Gërdecin, ndodhet edhe Zija Ismaili, mjeku që firmosi fundin e vërtetës për Kosta Trebickën./Pamfleti

    Zija Ismaili, mjeku që firmosi ‘aksidentin’ e Kosta

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit