18.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mori pjesë në 3 luftëra të UÇK-së, sozia e Adem Jasharit, sot i papunë: Fëmijët i kam quajtur Çamërie, Arbërije, Arbër dhe Çlirimtar

    Bekim Hoti është 43-vjeçari nga Malisheva që ka pushtuar të gjithë rrjetin, për shkak të ngjashmërisë që ka me heroin legjendar Adem Jashari. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se si e zbuloi këtë ngjashëmri dhe se ndihet krenar që të gjithë e ndalin në rrugë për foto.

    Sakaq, Bekimi ka folur edhe për familjen e tij, ku 4 fëmijëve i ka vendosur emra tepër të veçantë shqiptarë.

    E zbulova që ngjaja me komandantin që në vitin 2001, kur isha në luftën çlirimtare në Maqedoni. Edhe atëherë, fillova të njihem. Unë kam marrë pjesë në 3 luftëra, në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni.  

    Ndihem krenar që sa herë që dal rrugës njerëzit, djemtë e rinj, vajzat e reja më ndalin për foto dhe kjo është diçka e veçantë për mua. Për momentim jam i papunë, gjatë jetës sime kam përjetuar 3 luftëra, ’98, 99, 2000 dhe 2001, 4 vite rresht, kam ushtruar aktivitetin ushtarak si oficer i ushtrisë në trupat mbrojtës të Kosovës si oficer. Aktualisht jam i papunë.

    Unë kam bashkëshorten dhe katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem. Vajzës së parë i kam vënë Çamërie, e dyta Arbërije, djali i madh Arbër dhe djali i vogël Çlirimtar. Zakonisht, në ditën e Pavarësisë, unë marr pjesë në agjendat e shoqatës së UÇK-së bashkë me bashkëshorten me të gjithë familjen, në agjendat e UÇK-së këtu në Malishevë”, u shpreh ndër të tjera ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit