19.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Motra e Bes Kallakut flet për marrëdhënien që ka me të vëllain: Ai është një shpatull ku të gjithë ne…

    Besi është për mua dhe për të gjithë ne, një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi,”  kështu u shpreh Ana Kallaku, motra e aktorit të humorit Bes Kallakut, në një intervistë teksa u pyet për marrëdhënien që ka me të vëllain.

    Moderatorja tregoi se Besi, është ai i cili jep këshillat mes tyre duke qenë se ajo është më e vogël se ai.

    “Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi të gjithë“, tha Ana.

    Ndër të tjera ajo zbuloi një tjetër aftësi të aktorit teksa u shpreh se ai di të gatuaj shumë mirë duke ja kaluar edhe asaj.

    Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij.

    Por vetëm diçka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin,“ u shpreh moderatorja në emisionin “7pa5”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit