7.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Në 11 maj nuk do ketë garë – Thellohet ndjeshëm diferenca e PS-së me PD-në

    Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi ku pyetja është “Pavarësisht se kë do të votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet?”

    Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

    Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euroneës Albania është 22 Mars-03 Prill 2025.

    Kësaj pyetje qendrore politike për zgjedhjet, 57.7% e qytetarëve në Shqipëri parashikojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS.

    Ndërkohë 20.3% e të pyeturve parashikojnë se zgjedhjet do t’i fitojë Koalicioni i drejtuar nga PD, 6.7% parashikojnë se do t’i fitojë Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet, 1.9% mendojnë se do t’i fitojë Partia Mundësia, ndërkohë 11.5% e qytetarëve kësaj pyetje i janë përgjigjur nuk e di.

    SONDAZHI i Barometrit: 57,7% e qytetarëve mendojnë se PS do t’i

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit