6.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në Itali me të mesme, në Shqipëri profesor dhe akademik

    Diplomat universitare e tituj të lartë akademikë të lëshuar nga Universitet shqiptare kanë përfunduar dhe një herë tjetër nën dosjet hetimore të Prokurorisë italiane për histori korrupsioni që vënë në hetim figura politike e institucione italiane.

    Pas djalit të Umberto Bosit i diplomuar me pak euro në Shqipëri nën një diplomë universitare pa frekuentuar kurrë shkollën, kësaj radhe nën lupën e hetuesve italianë ka përfunduar Unviersiteti publik shqiptar e konkretisht Fakulteti i Mjekësisë, Zyra e Doktoraturave.

    Prokuroria e Cagliarit ka vënë nën hetim për korrupsion e riciklim parash guvernatorin e Sardenjas, Christian Solinas.

    Në dosjen e Prokurorisë po hetohet dhe mbi titullin e pozicionin akademik që ky guvernator ka marrë në Faklutetin e Mjekësisë në Tiranë.

    Guvernatori i Sardenjas Cristian Solinas ka marrë titullin Doktor i Nderit në Mjekësi, si dhe është emëruar profesor i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë së Tiranës.

    Emërimi është bërë nga italiani Roberto Raimondi, i cili është drejtor i Shkollës së Doktoraturës në Faklutetin e Mjekësisë, Universiteti Publik i Tiranës e njëherësh drejtor i Zyrës së Autoritetit të Menaxhimit të Programit europian, ENI Cbc të Pellgut të Mesdheut për rajonin e Sardenjës.

    Ajo që prokurorët italianë pyesin është se si është e mundur që guvernatori i Sardenjës, i impenjuar të detyrën e tij të lartë institucionale, të ketë marrë postin e një katedre në Shqipëri e një titull Doktorature kur në Itali nuk e ka marrë një diplomë mjekësie e për të cilën duhen vite studimi e stazhi.

    Dhe kohë më parë guvernatori Solinas ka qënë në kritikën e mediave pasi ka deklaruar se ka një titull akademik në Unviersitetin Leibnitz të Milanos, e që nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsmit.

    Dyshimet që Prokuroria italiane hedh është se titulli e roli akademik i marrë në Shqipëri e në një Universitet Publik është bërë në shkëmbim të emërimit të Roberto Raimondit në postin e drejtorit të Programit Eni në Mesdhe.

    Guvernatori i Sardenjës së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij është vënë nën hetim për disa prona e toka të dhëna në shkëmbim të favoreve me sipërmarrës e persona me funksione publike. Ai akuzohet dhe për riciklim parash.(Alba Kepi)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit