9.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nëna dhe gjyshja e të njëjtës foshnjë: Aktorja ndez debat në Spanjë

    Një javë pasi aktorja spanjolle Ana Obregón njoftoi se ishte bërë me fëmijë përmes një nëne surrogate në SHBA, ajo zbuloi se foshnja ka si baba biologjik djalin e saj që ka ndërruar jetë.

    “Kjo vajzë nuk është vajza ime, ajo është mbesa ime,” tha ajo për revistën Hola!

    Edhe pse lindjet surrogate janë të paligjshme në Spanjë, adoptimi i një fëmije të lindur jashtë vendit është i ligjshëm. Djali i saj vdiq nga kanceri në moshën 27-vjeçare dhe zonja Obregón e sheh fëmijën si misionin e saj.

    “Kjo ishte dëshira e fundit e Aless, të sillte një fëmijë të tijin në botë,” tha ajo, duke përshkruar një bisedë një javë para se djali i saj të vdiste. Para vdekjes së Aless në vitin 2020, një mostër e spermës së tij u ngri dhe u ruajt në New York.

    Surrogacia është kur një grua pranon të mbajë dhe të lindë një fëmijë në emër të dikujt tjetër. Shpesh, por jo gjithmonë, bëhet në këmbim të parave.

    Nga ana etike, birësimi nga një gjyshe mund të bëhet problem në Spanjë sepse sipas ligjeve atje, njerëzit nuk kanë të drejtën të birësojnë “një pasardhës”. Ana Obregón e bëri të qartë se ligjërisht ajo është nëna e foshnjës, edhe nëse biologjikisht është gjyshja e saj.

    Nëna dhe gjyshja e të njëjtës foshnjë: Aktorja ndez

    Eksperti i filozofisë sociale, Gonzalo Velasco, tha se nuk kishte asgjë të paligjshme në lidhje me rastin, të paktën sa ai kishte njohuri, por besonte se kishte një çështje etike.

    “Ana Obregón ka marrë përsipër të interpretojë dëshirat e djalit të saj të vdekur. Asnjë fëmijë nuk është kurrë pronë e prindërve të tij dhe as një fëmijë i vdekur. Asnjë nënë apo baba nuk ka fuqi të interpretojë dëshirat e fëmijës së tyre,” tha ai.

    “Ajo i bleu vetes një mbesë me spermë nga djali i saj i vdekur,” tha Verónica Fumanal, presidente e Shoqatës së Komunikimit Politik të Spanjës. “Ajo e fotografoi [foshnjën] dhe shiti ekskluzivitetin.”

    Obregón është përpjekur të zbusë debatin, duke i konsideruar diskutimet në Spanjë si “absurde”, sepse surrogacia është e ligjshme në shumë vende të botës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit