11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga “Net A Porter” dhe “Selfridges”, te “Prada”: Monika shpenzoi 35 mln lekë për veshje dhe këpucë, me kartën e Fatimesë

    Në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, në dosjen e SPAK rezulton të jenë zbuluar nga prokurorët se janë bërë shumë transaksione, blerje mallrash luksi, pagesa kredish, përdorime kartash krediti të cilat faktikisht nuk janë bërë nga vetë Fatime Kryemadhi, por nga Monika dhe vajzat e saj, Bora dhe Era.

    Shumë faqe të dosjes së SPAK i dedikohen këtyre blerjeve. Ja një shëmbull se çfarë shkruhet mes të tjerash në Dosjen e Spak në faqen 124:

    “Për vitin 2019, me kartën e kreditit lidhur me kredinë bankare nr.259254 të Fatime Kryemadhit janë kryer blerje për shumën 3.533.830 lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe”.

    Sipas verifikimeve të prokurorëve të SPAK, kjo shumë, si dhe një shumë tjetër prej 2007 paund është bërë jo nga Fatime Kryemadhi, por nga Monika Kryemadhi dhe vajzat e saj Bora Metaj dhe Era Metaj në Net A Porter, Selfridges London, John Bell, Matchesfashion etj.

    “Në kartën nr. 259254 të Fatime Kryemadhit, më 8 nëntor 2019, janë bërë pagesa në Lounge të klasit Biznes të aeroportit të Vjenës në Austri. Edhë në këtë datë Fatime Kryemadhi nuk ka lëvizur nga Shqipëria”.

    SPAK ka zbuluar se me kartën e lidhur në llogarinë bankare të Fatime Kryemadhit bëheshin pagesa për udhëtime të Monika Kryemadhit dhe Besi, Bora dhe Era Kryemadhit në udhëtimet e tyre në SHBA, Stamboll… 5640 dollarë në aeroportin në Ëashington, 2409 euro në dyqanin Prada në Stamboll,

    Nga e njëjta kartë me llogarinë e Fatime Kryemadhit janë bërë shpenzime të pajustifikueshme për hotele në Londër apo dhe pagesa për shkollat po në lodër të tre fëmijëve të çiftit Metaj-Kryemadhi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit