8.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një çift i ri Big Brother? Kristi i shpreh hapur pëlqimin Keisit, ja çfarë bëri për të

    Brenda shtëpisë së Big Brother duket se po krijohet një çift i ri. Kristi dhe Keisi prej ditësh po ngacmohen bashkë. Fjalët e ëmbla, ledhatimet dhe prekjet, nuk kanë munguar mes dyshes.

    Keisi në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift.

    Dje ata kanë kaluar kohë veçmas, ku nuk kanë munguar fjalët e bukura dhe puthjet e shpeshta.

    Ndryshe nga herët e tjera, ky takim romantik nxorri në pah anën tjetër të Kristit.

    Ai habiti me deklaratat e shumta për të:

    ‘Më pëlqen aroma e trupit tënd’, ‘më fal qetësi’, ‘sa te bukur e ke qafën’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit