12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një grup militantësh i shkojnë poshtë shtëpisë, Berisha del në ballkon dhe i përshëndet

    Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook, teksa përshëndet nga ballkoni i shtëpisë simpatizantët e tij, që ishin mbledhur poshtë pallatit për t’i qëndruar në krah dhe për tu solidarizuar me të.

    Berisha krah videos shkruan se beteja e qytetarëve kundër dikaturës së drogës do të vazhdojë.

    “Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së drogës, krimit e korrupsionit”, shkruan Berisha.

    Kujtojmë që më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe paralajmëroi apelimin e masës.

    Sipas vendimit të shkurtuar të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit