Sara Kolami një modele dhe influencuese shqiptare mori shumë vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e saj në “BBV Kosova”.
Një eksperiencë jo shumë e lehtë për të, nga historia me Drilonin deri në shumë ofendime dhe debate me banoret e tjera.
Së fundmi Sara e ftuar në “Shoqet” ka treguar më shumë për atë edicion dhe si ka ndikuar ajo periudhë tani në jetën e saj:
“Sara hyri aty për të treguar veten e saj. Më pëlqeu ajo që gjeta brenda meje. Zbulova veten time dhe jam shumë e kënaqur për gjithë eksperiencën, si dhe për njerëzit që takova gjatë rrugës…
Tek pjesa personale kuptova shumë për veten time, sepse aty nuk ishim në rrethana normale, por në një realitet të sajuar, falso. Studioja njerëzit, mësova si t’i ç’armatizoj dhe nuk iu dhashë kurrë kënaqësinë që të dilja jashtë vetes”!