9.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Njëherë ma hipe, njëherë ta hipa

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, debatoi ashpër me drejtuesen e seancës parlamentare Ermonela Felaj.

    Kryemadhi tha se me këtë situatë të krijuar në parlament s’i ka mbetur gjë tjetër deputetëve vetëm të marrin karriget për t’ua thyer në kokë njëri-tjetrit.

    “Na ka mbetur vetëm t’i thyejmë karriget kokës njëri-tjetrit. Këtu po na detyroni të shkojmë.

    Funksionimi i Kuvendit është gjëja më e rëndësishme që mund të ruajë edhe imazhin tuaj.  Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa i thonë kësaj”, tha Kryemadhi.

    Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa’, ishin fjalët që Kryemadhi përdori në Kuvend. Fjalët të cilat janë pjesë të një kënge partizane, por nuk dihet ende pse Kryemadhi e deformoi dhe i shtoi pjesën ‘një herë ma hipe, një hera ta hipa’.

    Gjatë kohës Kryemadhi fliste për “një herë ma hipe, një hera ta hipa”, ka shkaktuar të qeshura, te Ilir Meta ndërsa ish kryeministri, Sali Berisha duke qeshur me të madhe, ka vënë duart në kokë pasi dëgjoi shprehjen e deputetes së Partisë së Lirisë.

    Në foto: Ilir Meta dhe Sali Berisha

    ‘Njëherë ma hipe, njëherë ta hipa’,

    Është bërë e modës në Shqipëri që kur politikanët flasin në Kuvend, rrallë deklaratat e tyre peshohen në lidhje me realitetin që prekin këto deklarata.

    Rasti tipik është i ish-kryetares së LSI që i la burrit partinë, i cili e shëndërroi në PL. Kryemadhi në politikë mbahet mend për  lavdërimet që kishte për Ramë kur ishte shok me burrin e saj por edhe për Berishën kur u bë shok me Metën.

    A të mos harrojmë edhe ‘çizmen’ e famshme e cila u nis për  Ramën por nuk e kapi.  Ky është modeli i politikanes që është sot në parlamentin tone për të cilin nuk krenohemi por vetëm hidhërohemi.

    Kënga e plotë pa pjesën e shtuar të Kryemadhit: 

    Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë.
    Ndizet lufta për liri e derdhet gjak.

    Janë trimat partizanë që luftojnë,
    janë bijtë e Shqipërisë që marrin hak!

    Sot po dridhet tirania anembanë!
    Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,

    se u mbushën malet plot me partizanë,
    se u ngrit sot gjithë Shqipëria për liri!

    Me përpara një flamur të kuq në dorë!
    Me një torbë me fishekë e një dyfek!

    Të sfilitur prej fashizmit të copëtuar
    turren trimat dhe luftojnë shteg më shteg.

    Vini RE: Artikulli është ironik për fjalorin jo etik të përdorur nga politikanët tanë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit