14.5 C
Tirana
E enjte, 23 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk di çfarë u premton burrave kjo, nuk është as e re, po shkon 50 vjeç”, Arjan Çani: Bleona Qeretin nuk e duroja dot, bëja teatër

    Arjan Çani ka komentuar së fundmi inagurimin e Donald Trump si dhe personazhet VIP të cilët morën pjesë në ceremoni.

    Në emisionin DEKALOG me Roland Qafoku, gazetari ka folur mbi një fotografi të Bleona Qeretit të postuar nga vetë ajo, krah Richard Grenell duke shkuar në festën e inagurimit.

    Jo vetëm kaq, por Çani ka zbuluar se ndër vite kurrë nuk ka shkuar mirë me Bleonën dhe puthjet, përqafimet në emisionin e tij kanë qenë një teatër i madh për të mashtruar njerëzit.

    Arjan Çani: Nuk e kam mike fare unë Bleona Qeretin

    Roland Qafoku: Ti e ke pasur në emision, e ke përqafuar e ke puthur, çfarë si ke bërë.

    Arjan Çani: Ishte teatër, unë nuk e duroja dot fare. Pas një sherri të madh, ishte teatër për të gënjyer njerëzit.

    Roland Qafoku: Bleona Qereti dhe Richard Grenell në ceremoninë e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

    Arjan Çani: Mos ia fut kot. Ajo njihet me këta. E zonja është si i bën miq këta, çfarë iu premton se kjo nuk është as goc e re që të thuash se këta çuditen pas kësaj. Kjo po bëhet 50 vjeç.

    Këta janë mashtruesë, rreth Trump, vetëm të kapin një foto. Mbetet, dhe kur e mendon se ka njerëz që i besojnë. Ajo mund të jetë në hollin e hotelit, mbase nuk e ka takuar, maksimumi pi një gotë atje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit