13.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk dije të lidhje dy fjalë”, degradon debati mes Efit dhe Kiarës, ndërhyn Luizi: Ta djeg “Kalin e Trojës”

    Efi u ndje keq pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, pasi nuk e priste që të “sulmohej” nga Luizi dhe Kiara.

    Ajo i tha Bledit se gjithmonë është përpjekur për mirë dhe ka gjetur keq. Teksa ata të dy po bisedonin, Kiara dhe Luizi ishin të pranishëm.

    Kiara i tha Efit se ajo po përpiqet të bëhet faktor me çiftin dhe se do të përfitojë nga kjo situatë, por në këtë mënyrë nuk ka për t’ia dalë.

    Efi nga ana tjetër i tha Kiarës se sjellja e saj është shumë e shëmtuar dhe se ajo nuk ka gojë të flasë me të.

    Kjo e fundit tha se është e turpshme që ajo e hap diskutimin që ata kanë jashtë, brenda në shtëpi. Kiara i tha Efit se ajo vetëm ofendon dhe se kjo është pika e saj më e fortë.

    Efi tha se Kiara ka frikë dhe nuk e përball dot atë e vetme, pasi nuk e ka fuqinë për të bërë. Ajo shtoi se Kiara mashtron sy më sy.

    Mes debatit që po agravohej mes Efit dhe Kiarës, ka ndërhyrë edhe Luizi. Ky i fundit i tha Efit se nëse ajo ka për qëllim ta përdorë këtë situatë si “Kalë Troje”, ai është i aftë ta djegë kalin bashkë me të, duke nënkuptuar që ia prish strategjinë nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

    Efi u shpreh se u ndje shumë keq gjatë spektaklit, njëjtë si atë disa kohë më parë, kur ajo i qëndroi pranë.

    Ajo shtoi se nuk pati pranë askënd për ta pyetur se si ishte. Luizi i tha Efit ta mendojë sërish nëse do akoma ta vazhdojë apo jo këtë debat.

    Ai kërkoi që Efi ta lërë këtë debat, pasi edhe ai është i përfshirë. Edhe Kiara i tha Efit që ta lërë me kaq këtë situatë.

    Efi tha se asaj i bëri përshtypje ndryshimi i sjelljes kundrejt Luizit. Teksa Kiara po fliste, Efi i kërkoi asaj që ta lërë të shprehet, por debati mes tyre u agravua edhe më shumë.

    Kiara i tha Efit se ajo flet më gjuhë rruge, ndërsa Efi i tha asaj se tani ka mësuar të flasë, se më parë nuk dinte të lidhte dy fjalë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit