Moderatorja Kiara Tito dhe shumë personazhe të tjerë të Top Channel janë solidarizuar sot me dhimbjen e familjarëve të një prej punjëseve më jetëgjata të stafit të Top Albania Radio, Keti.
Keti kishte një jetë që punonte në banakun e Topit ndërsa ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme nga një hemoragji cerebrale. Në një postim prekës në rrjete sociale, Kiara Tito kujton dhe njëherë kohët që Keti ka ndarë me të gjithë, momentet e lumtura dhe mirësinë e saj.
“Kështu do të mbaj mend gjithmonë. Me buzëqeshjen që s’tu nda kurrë. Keti e dashur, ti ke shkruar dedikime çdo ditë në filxhanet e kafes, duke u kujdesur t’i zbukuroje mëngjesi çdokujt.
Nuk e kisha menduar që sot do të shkruanim të gjithë dedikime për ty. Prehu në paqe shqirt i lirë,” shkruan Kiara Tito.