21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk jam fanse e Luizit, e kam mik!” Në fillim e bullizonte, Efi tregon se çfarë ndryshoi në raportin me Luizin?

    Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshaj. Efi, ish-kokurrente e Big Brother Vip bëri bujë dhe mori një vëmendje të madhe nga publiku.

    Ajo foli për raportin e saj me Luizin, ‘krahun e saj të djathtë’ ashtu siç e quanin njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Efi tha për Luizin se iu duk njeriu më i drejtë dhe nuk e konsideron veten fanse të tij, por një mike.

    Donaldi: “Kemi nga ata banorë të cilët kanë dalë nga shtëpia e Big Brother dhe janë bërë pro Luizit. Janë me Luzin sepse janë të vërtetë apo duan impakt dhe vëmendje.”

    Efi: “E dimë dhe është e kuptueshme fakti që secili po përfiton nga pak. Mendoj se në këtë periudhë po mundohen të përfitojnë prej Luizit, jo vetëm banorët që kanë qenë brenda.”

    Romeo: “Mos ta harrojmë që edhe ti kur dole nga shtëpia e Big-ut, ti u bërë shumë fanse e Luizit.”

    Efi: “Unë nuk jam fanse e Luizit, unë jam një mike që ai krijoi aty brenda dhe unë krijova një mik aty brenda.”

    “Siç e thashë edhe në fillim unë u mundova të studioj çdo banor aty brenda dhe konkluzioni im ishte që ai ishte i vetmi njeri i saktë aty brenda”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit