20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk janë këmbët e Luizit ato se janë aq të palestruara sa…”, Olta Gixhari komenton posterin e filmit, flet për një pjesë të dytë…

    Që prej datës 17 tetor, është rikthyer në kinema filmi “Në Kuadër të Dashurisë” nga Top Channel Films me një ndryshim. Një vit pas premierës së tij, filmi vjen këtë herë me 15 minuta më shumë me skena që nuk i kishim parë më herët.

    Për të folur lidhur me këtë, e ftuar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “Ndryshe” ka qenë Olta Gixhari, aktorja protagoniste e këtij filmi.

    Nisur nga posteri i ri i filmit, ajo u pyet nga Salsano nëse do të shtohet ndonjë skenë dashurie mes saj dhe aktorit tjetër protagonist Luiz Ejlli, ajo u përgjigj:

    “E para njëherë ato s’janë këmbët e Luizit, se ato janë dy palë këmbë aq të palestruara sa nuk kam parë ndonjëherë. Nuk janë, jo. I kanë montuar ato këmbë. Nuk e di. Duhet të pyesni producentin për këtë. Kurse përsa i përket skenave, unë nuk e mbaj mend më tani se çfarë kemi bërë në kuptimin se çfarë skenash që nuk janë transmetuar edhe do të jepen. Nuk e mbaj mend se kanë qenë shumë. Xhirimet kanë qenë aq intensive, edhe periudha ka qenë shumë intense dhe nuk mbaj mend se çfarë skenash”.

    E pyetur nëse do ta shihte këtë version në kinema, Olta u shpreh:

    “Jo, jo. Kam frikë. (qesh)”

    Nëse do të bëhej një “Në Kuadër të Dashurisë 2”, do ta pranonte të ishte sërish pjesë?

    “Unë kam shumë besim që do të bëhet një “Në Kuadër të Dashurisë 2”, sepse ka pasur shumë sukses dhe jehona vazhdon ende për ne. Kurse përsa i përket me kë aktor do të luaj, unë kur e kam bërë në atë fazë që isha, se kam problem asnjë. Unë në çdo sheshxhirimi që shkoj unë pyes kush është kasti, kush është partneri im për ta ditur, për të krijuar një marrëdhënie, për të krijuar një korrektësi pune, një vazhdimësi edhe një energji që duhet patjetër në sheshxhirim, por unë jam profesioniste. Nuk vë asnjëherë kushte në kast”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit