7.5 C
Tirana
E hënë, 13 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk t’i dëgjon më njeri këngët paçavure”, plas SHERRI mes Ronaldos dhe Luizit: Ta mori famën Gjesti dhe Parashqevia, je harruar njësoj si të Ethet dhe Eurovisioni

    Një tjetër sherr virtual ka plasur mes Ronaldo Sharkës dhe Luizit. E kur të gjithë mendonim se dy ish-banorët e Big Brother Vip kishin bërë “paqe” me njëri-tjetrin, një koment i bërë së fundmi nga Ronaldo ka trazuar ujërat.

    Këtë të diel, në “Big Brother Fan Club”, gazetari e cilësoi Luizin si “gjysh”, ndërsa Gjestin, konkurrentin në këtë edicion si “nipi”.

    Sipas tij, Luizi simbolizon një mashkull tipik shqiptar në të 40-at, që kalon kohën në lokalet e lagjes, duke bërë komente dhe shpesh duke bullizuar persona të tjerë. Ndërsa, Gjestin e cilësoi si një përfaqësues të gjeneratës Z, që sipas tij pasqyron energjinë dhe qëndrimet moderne të rinisë.

    I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Luizit i cili postoi një video të Ronaldos ku pasi kishte lyer flokët thoshte se donte t’i ngjante këngëtarit. Këtë video, Luizi e shoqëri dhe me një flutur.

    Epo, duke ditur dhe tipin e Ronaldos i cili kur vjen puna për sherre dhe vëmendje nuk “kyç gojë” lehtë, një tjetër kundërpërgjigje ka ardhur.

    Gazetari ka postuar një foto të Luizit në Big Brother Vip, mbi të cilën shkruan se këngëtarit i ka ikur fama, dhe këtë famë ia ka marrë pikërisht Gjesti dhe Parashqevi Simaku, emri i të cilës ka qenë kryefjala e mediave përgjatë kohëve të fundit.

    “Më mirë batërflaj se sa të fitosh duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme. o 40-vjeçar i papjekur. Mos e ki inatin me mua, unë e kujtoj që kur të ikën fama për poshtë e s’ti dëgjon më njeri ato këngë paçavure që bën nuk re rehat dhe më sheh mua nga divani në Fan Club, por famën s’ta mora unë, ta mori Parashqevia me Gjestin. Siç u harrove nga Ethet e të premtes mbrëma dhe Eurovisioni, u harrove dhe tani, shumë shpejt madje”, ka shkruar Ronaldo.

    “Nuk t'i dëgjon më njeri këngët

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit