Jozi dhe Lorenada zyrtarisht çifti i parë i “Big Brother Vip Albania 4”. Ata kanë shkëmbyer puthjen e parë teksa po qëndronin së bashku në shtrat.
Marrëdhënia e tyre ka patur disa ulje dhe ngritje, ndërsa debati i fundit ka qenë ai para disa ditësh kur Jozi tentoi t’i merrte një puthje me dhunë Loredanës.
Në një moment teksa puthen dhe përqafohen, dëgjohet pëshpërima e Jozit teksa i thotë Loredanës: “Nxirre gjuhën”.
Momentet e tyre romantike në shtrat janë ndërprerë nga Gjesti. Tani nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të shohim sesi kjo marrëdhënie do të vijojë.