6.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “O ditëzi, o kapterr, o zemërzi” – Një debat “intelektual” mes Andi Bushatit dhe Lorenc Vangjelit

    Një debat i ashpër është zhvilluar mes analistëve Andi Bushati dhe Lorenc Vangjeli në televizionin e familjes Berisha, përballë kryegazetarit Çim Peka.

    I gjithë debati nisi pas transmetimit të pamjeve ku dhjetëra policë shoqëruan Fredi Belerin në varrimin e gjyshes së tij në Himarë.

    Bushati: E di si po më dukesh tani, si një nga ato fytyrat e atyre policëve o ditëzi, se nuk mbrohet e pambrojtshmja. Një si ato fytyrat duhet

    Vangjeli: Ej, ej … o Bushat, po shikon ndonjë pasqyrë …

    Bushati: Është turp, është turp, është turp …

    Vangjeli: Unë nuk po e mbroj, o zemërzi, o cinik i zi…

    Bushati: Ik ore ti se nuk mbrohet e pambrojtshmja, nuk mbrohet e pambrojtshmja

    Vangjeli: O cinik i zi, unë nuk po e mbroj.

    Bushati: Shko e vishu kapter, vishu kapter me këtë llogjikë.

    Vangjeli: Ti ke llogjikë polici, jo të policit, por të çizmes së tij. Se shikon vetëm zi dhe sterr.

    Bushati: Kriminelët prandaj lindin se kanë mbrojtës si ju. Kaq po them

    Vangjeli: Përballë teje edhe një kriminel duket djalë i mirë.

    Bushati: Është turp. Edhe atë e justifikoni.

    Vangjeli: Edhe kujdes me fjalët, të të vijë rëndë që shan.

    Bushati: Shtet pis, shtet policor.

    Vangjeli: Të të vijë rëndë që shan, që fyen, se shikon vetëm zi.

    Bushati: S’do uroja kurrë të shihja aty.

    Vangjeli: Ty të pashë atje, çizme ishe që shkeleshe, sepse i tillë silleshe. Me gojën si mulli që bluan vetëm ligësi.

    Bushati: Më mirë ligësi se sa ta përdor për lëpirje llapën Lorenc, se ka fund dhe lëpirja se tall bythën gjithë Shqipëria.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit