21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olta kërkon ti kalojë pushimet me Luizin dhe Kiarën, por bashkëshorti e ndërpret: Nuk i kam shokë

    Pas largimit nga shtëpia, Olta ka folur për Fan Club.

    Ajo shprehu dëshirën që Big Brother-in  ta fitojë Dea Mishel.

    E pyetur nëse i dha fitoren Luizit me largimin e saj, ajo ka thënë se Luizi ia ka “shkatërruar”, ashtu siç edhe ia ka zbukuruar rrugëtimin brenda shtëpisë.

    Mes shumë të tjerave është pyetur nëse do t’i kalojnë pushimet me Luizin dhe Kiarën dhe Olta është përgjigjur:

    “Pse jo mos t’i kaloja pushimet me to, por duhet të pyes dhe bashkëshortin.”

    Në këtë moment, Megi ka pyetur Dorin, bashkëshortin e Oltës, zëri i të cilit dëgjohej në sfond.

    Bashkëshorti i Oltës: “Pse t’i kaloj me ta, unë nuk i kam shokë.”

    Olta: “Pse mos t’i presim mysafirë o Dori?”

    Olta tha më tej se për të Big Brother mbaroi dhe nuk do e ketë problem të takohet me banorët e t’ia kalojë bukur me ta.

    Për sa i përket sjelljes së Efit kundrejt saj, ajo tha se e kupton mërzinë e saj, pasi as nuk e përcolli kur doli nga shtëpia.

    Sipas saj finalistët e Big Brother-it do të jenë: Luizi, Dea, Qetsori dhe Kristi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit