Zbardhet kallëzimi i familjarëve të 4 viktimave të 21 Janarit, që është depozituar në SPAK.
Gazeta ka publikuar padinë e re ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili në vitin 2011 ishte ministër i Brendshëm, ish-komandantit të Gardës, Andrea Prendi dhe vartësit të tij Agim Llupo.
Në këtë kallëzim parashtrohen ato që për familjarët janë prova për vendin e ngjarjes, mes tyre pamjet filmike dhe deklarimet e Berishës.
Në padi thuhet se Berisha dha urdhër për fshirjen e serverëve të Kryeministrisë.
Mes të tjerash nënvizohet se “si provë direkte për pjesëmarrjen aktive të ish-kryeministrit në këtë ngjarje do të shërbejë dhe administrimi i deklarimit publik, në mënyrë të përsëritur që ka bërë gazetari investigativ Artan Hoxha sipas të cilit disponohet një kasetë audio në përmbajtjen e së cilës përveç ish-komandantit të gardës dëgjohet edhe pjesëmarrja aktive e ish-kryeministrit.
Disponimi dhe administrimi i kësaj kasete sigurisht edhe në kompetencën ekskluzive të institucionit tuaj.
Si provë direkte është dhe fakti për pjesëmarrjen e personave që morën pjesë në vrasjen e viktimës Aleks Nika shërben edhe fakti që plumbi i gjetur në trupin e tij është i dëmtuar qëllimisht për të mos identifikuar jo vetëm autorin e qitjes, por edhe faktin që qitja është bërë nga persona të zinxhirit të Gardës.”